ZBATIMI I PROGRAMIT
Në klasë

KOHËZGJATJA E PROGRAMIT
6 javë

NIVELI I KLASËS SË PROGRAMIT:
Arsimi i mesëm i ulët, Klasa e 8-të


Moduli  “Është e ardhmja ime” ju ofron nxënësve në shkollën nëntëvjeçare informacion praktik që fillon t’i prezantojë me botën e punës. Nxënësit do të fillojnë të zhvillojnë  imazhin e tyre dhe krijojnë aftësi të nevojshme për të fituar një punë. Moduli trajton çështjet me poshtë:

  • Zhvillimi i një marke personale;

  • Aftësitë, interesat, mjedisi i punës, dhe konsideratat për të ardhmen e punësimit kur eksplorohen karrierat dhe industritë;

  • Hartëzimi i karrierës;

  • Instrumente për gjetje punësimi;

  • Aftësitë plotësuese, etika e punës, dhe profesionalizmi.

Gjatë këtij moduli nxënësit kuptojnë se vendimet që ata marrin në shkollën nëntëvjeçare, mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi të tashmen dhe të ardhmen e tyre; ekzaminojnë grupimet e karrierave dhe llojet e punës që ata duan të vëzhgojnë më tej në secilin prej tyre; Kuptojnë instrumentet bazë për kërkimin e një pune, përfshirë formularin e aplikimit, rezymetë, rekomandimet, dhe intervistimin; kuptojnë ndryshimin midis aftësive teknike dhe atyre plotësuese.