ZBATIMI I PROGRAMIT
Në klasë

KOHËZGJATJA E PROGRAMIT
6 javë

NIVELI I KLASËS SË PROGRAMIT:
Arsimi i mesëm i ulët, Klasa e 7-të


“Ekonomi për sukses” ju paraqet nxënësve thelbin e një jete ekonomikisht të suksesshme: zgjedhja e karrierës së duhur menaxhimi i mençur i parave. Gjatë ndjekjes së këtij moduli, nxënësit aftësohen të eksplorojnë aftësitë, interesat dhe vlerat e tyre, dhe botën e punës në mënyrë që të marrin vendime të mira mbi edukimin, karrierën dhe jetën e tyre. Moduli zhvillon njohuritë e nxënësve për të ardhurat personale – përfshirë buxhetimin efektiv, përdorimin në mënyrë të zgjuar të ardhurave dhe zvogëlimin e riskut – për të treguar aftësi të forta të menaxhimit financiar, pavarësisht nga të ardhurat.