43 nxënës nga 29 shkolla të ndryshme të Shqipërisë, që aplikojnë modulin “Drejtues për një Ditë” të JA of Albania janë mirëpritur sot nga 40 drejtues biznesesh, institucionesh dhe organizatash në Tiranë.
Trade Game
Trajnimet e "Kompanive të Nxënësve" mbi Raportin dhe Prezantimin
JUP 3.0 është thirrja e hapur për 'ata që guxojnë'!
Junior Achievement of Albania me kënaqësi ka lançuar që prej muajit Shkurt thirrjen për sipërmarrës të rinj të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e JUP 3.0, programin tonë të inkubimit. Për të tretën kohortë ne jemi duke kërkuar për ata që guxojnë të pilotojnë dhe transformojnë idetë e tyre në sipërmarrje të suksesshme.
Ndaj, Junior Up nuk është thjesht një program startupesh por një thirrje për ata që guxojnë të sfidojnë veten e tyre, guxojnë të testojnë idetë e tyre dhe t’i kthejnë ato në diçka të sfiduese në tregun lokal e global.
JUP 3.0 përbëhet nga:
trajnime praktike nga sipërmarrës ndërkombëtar e lokal,
mentorim me ekspertë lokal dhe ndërkombëtar,
mundësi rrjetëzimi lokalisht dhe ndërkombëtarisht.
Përmes kanaleve online dhe jo vetëm, përfaqësues të Programit kanë zhvilluar mbi 15 sesione informuese në universitete si:
Universiteti Europian i Tiranës,
Western Balkan University,
Kolegji Universitar Beder,
Universiteti Polis,
Ofiçina Hub,
University of New York Tirana,
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë,
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
JUP 3.0 është një mundësi e mirë për të marrë njohuri, eksperiementuar dhe për të kaluar nga procesi idesë në atë të produktit ose shërbimit përfundimtar. Përmes instrumentave të ndryshëm, startup-et më premtuese të kohortës përfitojnë një grant investimi dhe ai më premtuesi përfaqëson Shqipërinë në GenE 2024 festivalin më të madh të sipërmarrjes në Europë.
Kampi i Inovacionit JAA në Fier
Më 25 Janar 2024, Junior Achievement Albania zhvilloi në Fier një Kamp Inovacioni që mblodhi së bashku 26 nxënës të shkollave të mesme. Objektivi kryesor i këtij eventi ishte kultivimi i kreativitetit dhe aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë, duke njohur potencialin e tyre për të formësuar të ardhmen e inovacionit.