Programi i JA “Kompanitë e Nxënësve” shtrihet në 36 orë mësimore përgjatë vitit arsimor dhe i ndihmon të rinjtë të vlerësojnë e kuptojnë më së miri rolin e biznesit në shoqërinë dhe kontekstin lokal. Gjatë procesit mësimor nxënësit bëhen pjesë e një shoqërie biznesi të krijuar nga ata vetë në klasë…
''Tuned in finance''quiz
601 nxënës të shkollave 9 vjeçare në Shqipëri u përfshinë në kuicin ‘’Tuned in Finance’’ realizuar nga JA of Albania në bashkëpunim me Arrow Global. Kuizi kishte si qëllim matjen e njohurive të marra nga nxënësit mbi financat personale , kredinë e investimet permes moduleve te JA të integruara në lëndën e “Qytetarisë”…
Junior Achievement Worldwide nominohet për çmimin Nobel të Paqes 2022!
Projekti BY LEAP: Webinar për rritjen e kapaciteteve të OJF-ve
E diela e datës 23 janar përmbylli paketën prej pesë (5) webinarësh mentorues për pesë (5) OJF të përzgjedhura në kuadër të projektit BY LEAP. Qëllimi kryesor i këtij webinari ishte të mbështeste dhe të ndihmonte OSJF-të (të përzgjedhura përmes thirrjes së hapur) në zhvillimin e planit strategjik dhe të mbledhjes së fondeve, si shtyllat kryesore të mirëfunksionimit dhe fuqizimit të një organizate. Gjatë dy webinareve të fundit OJF-të patën mundësinë të eksplorojnë dhe të rrisin kapacitetet e tyre në lidhje me tema të tilla si menaxhimi i organizatës, planifikimi dhe vlerësimi, burimet financiare, marrëdhëniet me publikun dhe rrjeti i bashkëpunimit. Nëpërmjet këtyre webinareve, rreth 20 anëtarë nga OSJF-të (menaxherë projektesh, drejtorë ekzekutivë, koordinatorë programesh dhe vullnetarë) jo vetëm që patën mundësinë të pasurojnë kontributin e tyre brenda organizatave së tyre, por edhe të lidhen mes tyre dhe të ndajnë histori dhe përvoja frymëzuese.
Trajnimet e mësuesve
Gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 276 mësues morën pjesë në trajnimet e organizuara nga JA.Zhvillimi profesional i mësuesve është një prioritet për ne, kështu që ne mbështesim fuqimisht mësuesit e JA përmes trajnimeve të vazhdueshme.Ne përpiqemi t'i pajisim mësuesit me aftësitë, njohuritë dhe qëndrimet e duhura në mënyrë që ata të mund të zbatojne me nxënësit metodat praktike e inovative të të mësuarit që u duhen atyre për të fituar kompetencen e sipërmarrjes.
Drejtues për një ditë 2021
Drejtues për një ditë' vazhdoi traditën e tij pavarësisht përshtatjes së kushteve të reja përmes të cilave bizneset e natyrave dhe madhësive të ndryshme tashmë po operojnë në treg. Liderët e rinj të mbi 14 shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria, kaluan një ditë pune përkrah drejtuesve të lartë të bizneseve…
Edukimi financiar nëpërmjet aktiviteteve ekstrakurrikulare
Të paktën 150 studentë morën pjesë në tre Kampe Finance të organizuara nga JAA në partneritet me Arrow Global në Durrës,Tiranë e Vlorë. Studentët punuan në grupe duke konkurruar për idenë më inovative të biznesit me mbështetjen e mentorëve të Arrow Global dhe JAA alumni. Filozofia e Kampeve të Financës bazohet në të mësuarit duke bërë, dhe brenda një dite, studentët njihen me një sfidë të natyrës financiare që mbështet rezultatet e të mësuarit të edukimit financiar të tyre.
BY LEAP: Uebinarë për ngritjen e kapaciteteve për OJF-të
Tre sesione webinare me pesë (5) OJF të përzgjedhura u zhvilluan nga Junior Achievement of Albania gjatë muajit Nëntor, me qëllim rritjen e kapaciteteve të OJF-ve në përgatitjen e planeve të tyre strategjike.Gjithsej 20 anëtarë nga OJF-ve të përzgjedhura (menaxherë projektesh, drejtorë ekzekutivë, koordinatorë programesh dhe vullnetarë) morën pjesë në këto webinarë për ngritjen e kapaciteteve. Nëpërmjet webinareve ata patën mundësinë të takohen dhe të kalojnë tema të tilla si, Planifikimi Strategjik (rëndësia e planifikimit strategjik, mjetet, analiza SWOT); Vizioni, Misioni, Parimet, Vlerat, Çështjet/Prioritetet Kritike; Qëllimi kryesor i OSHC-ve, Objektivat dhe Aktivitetet Specifike dhe më shumë. Kështu, duke fituar njohuri më të gjera dhe aftësi kyçe për të menaxhuar më mirë dhe për të pasur sukses me OSHC-të e tyre.
BY LEAP: Ngritje e kapaciteteve të mësuesve
80 mësues që po zhvillojnë modulet me zgjedhje “Kompania e nxënësve” gjatë vitit arsimor 2021-2022 u përfshinë aktivisht në trajnimet e zhvilluara nga JA në kuadër të projektit “Të rinjtë e Ballkanit: të Lidhim Arsimin, Aftësitë dhe Mundësitë e Bashkëpunimit në Praktikat Rajonale të Punësimit (BY LEAP Project )”.Ngritja e kapaciteteve të mësuesve është një hap i rëndësishëm jo vetëm për të rritur cilësinë e mësimdhënies, por edhe rezultatet e të rinjve që po ngrenë gradualisht Kompanitë e Nxënësve.
"Debating Economics" Kampi i Debatit 2021
Debati një palestër e mendjes!
Nga data 19 deri më 21 nëntor, Junior Achievement of Albania organizoi Kampin e parë të Debatit, në kuadër të programit “Debating Economics”. Studentë nga 12 universitete në Shqipëri dhe JAA Alumni u mblodhën në Korçë dhe kaluan tre ditë duke vënë në punë mendjen nëpërmjet argumenteve dhe mendimit kritik.
3 ditë plot me debate, të rinjtë ndanë përvojat me njëri-tjetrin, duke pasuruar aftësitë e tyre në lidhje me debatin dhe si t'i përdorin më së miri këto aftësi në favor të tyre drejt punësimit. Pjesë e Kampit të Debatit ishin edhe debatues "Old & Gold", si Marjus Ceveli, Endrit Yzeiraj dhe Blerina Guga, të cilët dhanë këshilla dhe truke të mahnitshme mbi debatin dhe të debatuarit dhe ndanë përvojat e tyre të jetës me pjesëmarrësit e rinj.
Përveç rritjes së kapaciteteve, përfshihej edhe argëtimi, sepse Shpirti i JAA Alumni është gjithmonë i fortë dhe i pranishëm. Aty ku ka JAA Alumni S ka atmosferë pozitive dhe energji të mirë që rrjedh.