Junior Achievement of Albania

View Original

Sesionet e Informimit për thirrjen e hapur të Junior UP 2.0

Programi i inkubimit i startup-eve Junior UP 2.0, pjesë e Junior Achievement of Albania, gjatë muajve Shkurt - Mars hapi thirrjen për ide sipërmarrëse për të gjithë të rinjtë të cilët kanë një ide biznesi. Programi është ndërtuar përreth të rinjve me qëllim që t'i ndihmojë ata të kthejnë idetë e tyre inovatore në realitet përmes burimeve të ndryshme si mentorime, ekspertizë dhe mbështetje financiare.Mbi 20 seancave informuese për të rinjtë e grupmoshës 18 - 25 vjeç u zhvilluan në:

  1. Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

  2. Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës,

  3. Universitetin Mesdhetar,

  4. Kolegjin Universitar Beder,

  5. Universitetin Europian të Tiranës,

  6. Ofiçina Innovation Hub,

  7. Software Development Academy SDA

E veçanta e thirrjes së dytë të Programit JUP ishte përhapja tek studentë të profileve të ndryshme, me qëllim kërkimin e inovacionit në sa më shumë fusha. Përfaqësuesit e programit shpjeguan se si zjidhjet teknologjike janë në thelb të programit, pavarësisht industrisë ose kompleksitetit. Gjithashtu ata patën mundësi të tregonin se si programi shpaloset përmes:

  • njohurive që përfitohen nga ekspertët e huaj,

  • mentorimi i afërt i çdo ideje dhe çdo ekipi,

  • ekspozimin në evente ndërkombëtare të startupeve.

Informacioni mbi programin ngjalli interes tek studentët të cilët ishin kurioz të eksploronin këtë mundësi si dhe të përjetonin nga afër të gjitha etapat e këtij programi.