GEN-E 2024 in Catania
Mbi 800 sipërmarrës të rinj, edukatorë, staf JA, partnerë, sponsorë dhe drejtues të industrisë e politikëbërjes u mblodhën nga e gjithë Europa për të marrë pjesë në eventin më të madh të sipërmarrjes për të rinjtë, GEN-E 2024 në Katania, Itali nga data 2 - 4 Korrik 2024.
GEN-E mblodhi mbi 70 kompani nxënësish dhe startupe të nivelit universitar. Ekipi shqiptar u përfaqësua më së miri nga fituesit e Festivalit tonë Kombëtar të Sipërmarrjes GEN-E Albania, "Eco Empathy" dhe startup-i "Bubi Media" nga programi i startupit në JAA. Prezantimet e tyre qënë fantastike e angazhimi me jurinë dhe popullariteti i stendave të festivalit ishte i lartë mes vizitorëve. Ne në JAA jemi jashtëzakonisht krenarë për përfaqësimin dinjitoz të skuadrave tona në këtë event prestigjioz!
Angazhimi ynë për të nxitur sipërmarrjen nuk kaloi pa u vënë re, me 29 nga 68 kompani nxënësish të përfaqësuara në Virtual Expo.
Së fundi, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për AADF. Pa vizionin dhe angazhimin e tyre, JAA nuk do të ishte në gjendje të nxiste talente të tilla të jashtëzakonshme dhe t'i mbështeste ata në shfaqjen e aftësive të tyre në platforma globale si GEN-E.